Udhëkryqi i Janjevës Lipjan, 24.06.2019-20:00. Në vazhdën e hetimit të rastit rreth posedimit të paautorizuar të substancave narkotike më 24 qershor tek udhëkryqi i Janjevës në Lipjan janë arrestuar 4 (katër) meshkuj: 3 (tre) shqiptarë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një K/Shqiptar.
Me urdhër të gjyqtares kujdestare është kryer një kontroll i cili ka rezultuar me konfiskimin-sekuestrimin në cilësinë e provave materiale: 53 (pesëdhjetë e tri) pako najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 56 (pesëdhjetë e gjashtë) kg, një armë e zezë e tipit pistoletë me municion me gas, pa numër serik, një karikator me 18 (tetëmbëdhjetë) fishekë, 6 (gjashtë) automjete, 11 (njëmbëdhjetë) telefona, para 123.960 lekë shqiptare dhe 635 €.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.