Pas një hetimi disamujor, Departamenti Special Anti-korrupsion (Task Forca Anti korrupsion) i Policisë së Kosovës ka realizuar një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Operacioni ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar.
Arrestimi i pesë personave, zyrtarë pranë Ministrisë së Infrastrukturës është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 dhe Marrje e ryshfetit nga neni 428”.
Personat e dyshuar, të cilët janë arrestuar janë:
Ndërsa ende mbetet në kërkim policor, edhe një person pasi nuk është hasur nga njësitet relevante policore.
Rasti ka të bëjë me dyshimin e bazuar se zyrtarët e lartshënuar në mënyrë të kundërligjshme kanë licencuar pyetës teorik (ekzaminer) për patentë shofer, përmes të së cilëve dyshohet se kanë ushtruar ndikimin e tyre në testet teorike për kandidatët për patentë shofer.
Gjatë këtij operacioni policor janë kryer bastisje në pesë (5) lokacione, prej tyre tri (3) zyra në Ministrin e Infrastrukturës, një (1) zyre në njësinë rajonale për patentë shofer në Prishtinë dhe një (1) zyre rajonale për patentë shofer në Gjakovë.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore, njofton Policia e Kosovës.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit.