Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë. Pas informatës së pranuar, njësitet policore reaguan menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku fillimisht u arrestuan katër persona dhe u sekuestruan armët e përdorura. Gjatë veprimeve të mëtejme hetimore, u identifikua dhe u […]

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë.

Pas informatës së pranuar, njësitet policore reaguan menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku fillimisht u arrestuan katër persona dhe u sekuestruan armët e përdorura.

Gjatë veprimeve të mëtejme hetimore, u identifikua dhe u arrestua edhe një person i pestë, nga i cili u sekuestrua një armë zjarri.

Të dyshuarit, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për përdorim të armës, posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Të ngjashme