Arrestohen pesë persona për përfshirje në prostitucion

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 12:49 | Nga

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale si detyrim për prostitucion.

Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se të arrestuarit janë në mbajtje për 48 orë.

“Në fshatin Vitomiricë të Pejës, është zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrimi Lokaleve për Prostitucion”. Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar”.

“Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari. Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore . Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme