Arrestohen pesë persona, u përleshen mes vete – dy kanë plagë nga thika

Prishtinë | 18 Shk 2024 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Arrestohen pesë persona, u përleshen mes vete në Prishtinë – dy kanë plagë nga thika

Pesë persona janë përleshur mes vete dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, dy prej të cilëve kanë plagë nga thika. Që të gjithë janë arrestuar dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore.

“17.02.2024 – 04:50. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Të ngjashme