Arrestohen pesë të rinj në Fushë Kosovë të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë, policia publikon inicialet e tyre

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, kanë identifikuar dhe  arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët me datën 15.03.2025, kishin tentuar të kryejnë një vjedhje në një market rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.

Personat e dyshuar: “A. M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

Të ngjashme