Arrestohen tre persona në Malishevë, kanosën dy zyrtarë policorë

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona pasi kanë kërcënuar dy zyrtarë policorë për shkak të disa kundërvajtjeve në komunikacion.

Rasti ka ndodhur të enjten në Malishevë, në ora 09:50.

“Dy zyrtar policor meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë kanosur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, deri te kanosja ka ardhur si pasojë e disa kundërvajtjeve në komunikacion të shkaktuara nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme