Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohen tre persona për degradim të mjedisit, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Arrestohen tre persona për degradim të mjedisit, tentuan të eksploatonin zhavorr përreth Drinit të Bardhë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se janë arrestuar në flagrancë tre persona, pasi ishin kapur në flagrancë të mërkurën duke tentuar të esploatonin zhavorr përreth lumit Drini i Bardhë.  U tha se lidhur me rastin ka sekuestruar një kamion dhe një eskavator.  “Personat e arrestuar, gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak […]

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se janë arrestuar në flagrancë tre persona, pasi ishin kapur në flagrancë të mërkurën duke tentuar të esploatonin zhavorr përreth lumit Drini i Bardhë. 

U tha se lidhur me rastin ka sekuestruar një kamion dhe një eskavator. 

“Personat e arrestuar, gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë të jetë vigjilente dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar aktivitete të paligjshme që mund të shkaktojnë dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren apelon për angazhimin e të gjithëve në mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së resurseve natyrore dhe respektimit të ligjit për një të ardhme më të qëndrueshme”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prizrenit. 

Më 4 qershor Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe Policia e Kosovës patën zhvilluar një aksion lidhur me degradimin e mjedisit. Në atë aksion ishin arrestuar 19 persona dhe ishin sekuestruar 40 mjete, përfshirë dhjetë kamionë, 15 eskavatorë dhe 15 makineri seperimi, si dhe prova materiale, ku vlera totale e sekuestrimit ishte rreth 2 milionë euro. 

Të ngjashme