Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar tre persona për dhunë në familje në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë e Gllogoc.
Dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.
Detaje nga raporti i policisë:
Prishtinë 15.07.2020 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 16.07.2020 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gllogoc 16.07.2020 – 18:12. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kërcënuar atë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.