Policia njofton se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj të cilët ishin në vendin e punës ku punojnë si xhamaprerës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur të premten në Gjilan, rruga “Rexhep Dajkovci” rreth orës 11.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedure të rregullt.