Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz në Ferizaj

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pasi dyshohen për trafikim me njerëz.

Ata dyshohet se i kanë trafikuar dhe transportuar katër gra me qëllim shfrytëzimin dhe përfitimin për vete.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“TRAFIKIM ME NJERËZ- Ferizaj / 2024-Mars 2025 – NN. Me 15.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e  nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartëcekur ndaj  katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi  për veten e tyre. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”

Të ngjashme