Të martën në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një televizor i cili dyshohet të jetë i vjedhur. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.