Arrestohen tre persona, therën një person në Prishtinë

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Tirana” në Prishtinë, janë arrestuar tre persona, prej tyre dy të mitur, pasi therën një tjetër.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (dy nga ta të mitur) pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur me viktimën mashkull K-Shqiptar e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë)”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësorë në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme