Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Shtime nën dyshimin për sulm dhe dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit, më 06.05.2026, rreth orës 12:50, një grua është paraqitur në Policia e Kosovës – stacioni në Shtime, ku ka raportuar se një ditë më parë kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj.

“I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë vendim për masën e ndalimit.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, theksohet më tej.

Ndërkohë, viktima është vendosur në një vend të sigurt, sipas autoriteteve.

Të ngjashme