Arrestohet 24-vjeçari në Shtime, dyshohet për sulm dhe dhunë në familje ndaj nënës

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet për sulm, kanosje dhe dhunë në familje ndaj nënës së tij.

Sipas komunikatës së Policisë, rasti është raportuar të mërkurën, më 7 maj 2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime.

“Një grua ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje”, theksohet në komunikatë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, bëhet e ditur në komunikatë.

Të ngjashme