Arrestohet 61 vjeçari në Fushë-Kosovë, nuk respektoi urdhrin mbrojtës

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak se i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës për një rast të dhunës në familje, të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Në njoftimin për media thuhet T.B, 61 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se përmes rrjeteve sociale i ka dërguar fotografi të armës ankueses, gjë për të cilën policia menjëherë ka realizuar një bastisje, por nuk është gjet asgjë e dyshimtë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të ngjashme