Arrestohet 65-vjeçarja e kërkuar prej dekadash, ishte anëtare e organizatës terroriste RAF

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Policia gjermane ka arrestuar në Berlin 65-vjeçaren Daniela Klette, anëtare e gjeneratës së tretë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF), e njohur edhe si organizata Baander-Meinhof.

Klette i ka shpëtuar arrestimit prej dekadash dhe bashkë me partnerët e saj Burkhard Gerweg dhe Essent-Föhler Staub akuzohet për tentativë vrasjeje dhe një seri grabitjesh të armatosura midis viteve 1999-2016.

Ajo konsiderohet e dyshuar së bashku me Gerweg dhe Föhler Staub, bazuar në analizat e ADN-së, për një seri grabitjesh të armatosura të supermarketeve dhe pastrim parash në North Rhine-Westphalia dhe Saksonia e Ulët.

RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 njerëzve dhe plagosjen e të paktën 200.

Ata i përkisnin gjeneratës së tretë të RAF, e cila ishte aktive në vitet 1980 dhe 1990.

Anëtarët e gjeneratës së tretë besohet se kanë vrarë kreun e Deutsche Bank, Alfred Herrhausen dhe Treuhand.

Në vitin 1998, një deklaratë e nënshkruar nga RAF, dërguar Reuters, shpalli shpërbërjen e organizatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme