Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Vetëvendosjes Nol Nushi.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
Sipas tij, arrestimi i aktivistit Nushi tregon për përndjekjen politike që po u bëhet aktivistëve që kanë qenë pjesëmarrës në protestat e kaluara.
Njoftimi i plotë i Molliqajt:
Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën.
Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet. Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik.
Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis.
Liri për Nol Nushin!