Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes

Prishtinë | 28 Jan 2017 | 20:51 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Vetëvendosjes Nol Nushi.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, arrestimi i aktivistit Nushi tregon për përndjekjen politike që po u bëhet aktivistëve që kanë qenë pjesëmarrës në   protestat e kaluara.

 Njoftimi i plotë i Molliqajt:

Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën.

Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet. Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik.

Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis.

Liri për Nol Nushin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme