Arrestohet deçanasi, ushtroi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Deçan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkaq në shtëpinë e të dyshuarit, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar armë.

“Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme