Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, është arrestuar brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.
Siç raportohet, deputetja Dërguti është kapur në flagrancë në tualetin e Kuvendit duke iu gjetur gazi lot sjellës.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar arrestimin e deputetes Dërguti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në protestë.
“Policia ka arrestuar edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët duke këmbëngulur që marrëveshja për demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën.
U bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë”, thuhet në njoftimin e VV-së.