Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosova se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Brenda këtij afati, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.
I njëjti shtoi mbrëmë se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.