Muajin e kaluar është raportuar nga policia në lidhje me një vjedhje të rëndë në Prizren.
Nga një stallë në fshatin Bubëz, ishin vjedhur disa dele e kuaj.
Policia në raportin ditor të saj, ka njoftuar se një person është arrestuar, pasi që i njëjti së bashku me disa persona të tjerë kishin kryer vjedhjen.
Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë vjedhje.
I dyshuari i cili u arrestua nga policia, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.