Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e kuletave

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 15:15 | Nga

Në pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë të mërkurën është arrestuar një person i dyshuar  i cili ishte në kërkim policor.

Policia bën me dije se  G. LL,  43-vjeçar i cili nga hetuesit e stacionit Qendra në Prishtinë është identifikuar që nga viti 2017, dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve , që janë raportuar në polici, (kryesisht janë vjedhje të kuletave).

I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë,  ndërkohë që hetuesit policor të të gjitha stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë duke kryer veprimet e nevojshme policore për kompletimin e lëndëve, të cilat pastaj do të procedohen në institucionet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme