Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit dhe kameramanit të Nacionales

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Gjatë protestës kundër festivalit Dokufest në Prizren, gazetari i portalit Nacionale, Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi, janë sulmuar fizikisht nga protestuesit. Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të Gjykatës është dërguar në paraburgim për 30 ditë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet edhe një person i dyshuar, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

48-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Të ngjashme