Arrestohet edhe një zyrtar policor për marrje të ryshfetit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot edhe një zyrtar policor me dyshimin për keqpërdorim të pozitës  zyrtare.

Hetimet lidhur me këtë rast, kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.

Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme