Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka vënë në pranga një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.
Siç bëhet me dije në pranga është Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Në njoftimin e drejtorisë së Burgjeve, thuhet 48-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Për këtë arrestim, DRSHKB ka referuar materialet hetimore për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.