Policia e Kosovës në Prizren njofton se ka arrestuar një person i cili nën kërcënimin me thikë ndaj një gruaje duke ia mbyllur gojën i ka grabitur para dhe stoli ari.
“Pas një pune hetimore dy mujore, grupi hetimor i hetuesve rajonalë ka arritur që t’i bie në gjurmë një të dyshuari, i cili me datën 01 shkurt, rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit, në rrugën ‘Zekiria Rexha’ kishte hyrë me forcë në një shtëpi dhe nën kërcënim me thikë ndaj një gruaje, së cilës ia kishte mbyllur gojën kishte grabitur para kesh dhe stoli të arta në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin Policisë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit.