Të mërkurën në rrugën “Selatin Gërgjaliu” në Vushtrri është arrestuar një grua e cila dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësiti policor nga e dyshuara ka konfiskuar një pistolete Vzor me një karikator te zbrazët, njofton Policia e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar ne […]
Arrestohet gruaja që shtiu me armë zjarri në aheng familjar

Të mërkurën në rrugën “Selatin Gërgjaliu” në Vushtrri është arrestuar një grua e cila dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Njësiti policor nga e dyshuara ka konfiskuar një pistolete Vzor me një karikator te zbrazët, njofton Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure te rregullt.











