Si rezultat i një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Arrestimi i të dyshuarit E. S., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive ku ishin vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.