Një person u arrestua të mërkurën në shtetin Xhorxhia të SHBA-së, pasi u akuzua për një sulm ndaj Shtëpisë së Bardhë në emër të xhihadit, njoftuan autoritetet amerikane.
Hasher Jallal Taheb, 21 vjeçar nga qyteti i Kamingit akuzohej se do të përdorte eksploziv dhe një raketë ani-tank për të sulmuar Shtëpinë e Bardhë.
Prokuror Federal i Xhorxhias, Byung Pak, ishte pjesë e aksionit të arrestimit të mërkurën në mbrëmje të pas një hetimi gati një vjeçar nga policia federale (FBI).
Në këtë rast ishte një agjent i fshehtë i FBI-së i cili ka kuptuar se çfarë do të ndodhë dhe ai gjatë tërë kohës është shtirur si pjesë e grupit të Taheb.