Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Policia Kosovës, gjëgjësisht Drejtoria Rajonale në Prishtinë lidhur me dy raste  Vrasje në tentative në Prishtinë, njëri prej të cilëve ka ndodhur me datën 09.02.2021 në rrugën “Xhemajl Mustafa”  në Prishtinë, në të cilin nga arma e zjarrit është plagosur një person,  arreston një të dyshuar.

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin kanë identifikuar dhe arrestuar  personin e dyshuar B. S. nga Istogu i cili dyshohet se ka qënë i involvuar në këto vepra penale.

Operacioni policor është realizuar mbrëmë në një banësë në Fushë Kosovë, nga njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të mbështetur dhe nga Njësia Speciale Intervenuese (NJSI).

Pjesë e operacionit ka qenë  edhe kontrolli i lokacionit ku janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një Pistoletë  CZ  me 9 fishekë si dhe
  • Bimë narkotike 40 gram.
  • Një shufër metalike

Po ashtu për personin e dyshuar, nga Gjykata Themelore në Pejë është lëshuar urdhër arrest si dhe personi i dyshuar është në kërkim nga DRP Pejë,  pasi që i njejti dyshohet se është recidivist i disa veprave penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme