Arrestohet i dyshuari për ekzekutimin e ish-bashkëshortes në Ferizaj

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e një burri para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Sipas komunikatës së policisë, i dyshuari ishte larguar pasi kishte shtënë në armë, mirëpo është vënë në pranga më vonë nga Policia e Kosovës.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasoj nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar për Paparacin se i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj është ish-bashkëshorti i saj.

“Sapo bisedova me prokurorin kujdestar dhe mund të ju konfirmojmë që një grua është vrarë në Ferizaj para Qendrës për Punë Sociale. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti e ka vrarë ish-bashkëshorten e tij”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Vjosa Baftiu.

Të ngjashme