Arrestohet i dyshuari për mbajtje të armëve dhe municionit të paautorizuar

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Sot, më datë 20.04.2021 në orën 01:45, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa kosovare nga Republika e Shqipërisë, për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Automjeti të cilin e drejtonte i dyshuari (M. B.),  shtetas i Republikës së Kosovës, pas regjistrimit në sistem nga zyrtarët kufitarë, automjeti është selektuar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë ushtrimit të kontrollit nga zyrtarët policorë dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur (15) pesëmbëdhjetë pako me municion (fishekë).

Personi i dyshuar sipas procedurave është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë edhe krimin trans-kufitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme