Policia e Kosovës – Hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, kanë dhënë detaje më të hollësishme pas një pune intensive lidhur me rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur me datë 2 shtator në rrugën “Eliot Engel”.
“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit ‘Pietro Bereta’ cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve”, thuhet në njoftim.