Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili kishte therur me thikë një person, pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në Pejë.
Për shkak të lëndime të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Ndërkaq, policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërgohuar në mbajtje.
Rasti nga policia është cilësuar si “vrasje në tentativë”.