Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm”, pas publikimit të një videoincizimi në rrjetet sociale, ku ai shihej duke sulmuar një viktimë të mitur.
Sipas policisë, hetuesit e stacionit policor – jugu në Mitrovicë, pas veprimeve intensive hetimore, kanë arritur ta identifikonin dhe arrestonin të dyshuarin.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.