Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetastit të huaj i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermane.
Sipas policisë, i njëjti kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal Gjerman.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar më pas me procedurat tjera ligjore.