Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet i mituri në Prishtinë pasi vodhi 15 çokollata

Arrestohet i mituri në Prishtinë pasi vodhi 15 çokollata

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i ai kishte vjedhur 15 çokollata në një market. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e çokollatave të vjedhura ishte 50 euro. “Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera […]

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i ai kishte vjedhur 15 çokollata në një market.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vlera e çokollatave të vjedhura ishte 50 euro.

“Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se në një market kishte vjedhë 15 çokollata vlera e tyre 50 euro.  I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Të ngjashme