Arrestohet i riu në Gjilan, kërkohet nga gjykata për sulm seksual

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan ka njoftuar se sot është arrestuar një 23 vjeçar në Gjilan.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me dënim burgimi prej një viti për veprën penale “Sulm seksual”.

Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vujatje të dënimi.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 18.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.R. (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë me dënim burgimi prej një (1) viti për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”

Të ngjashme