Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Katalonjës.

Policia në Katalonjë sot ka zhvilluar operacionin ‘’Mossos’’ brenda zyrave të klubit të Barcelonës, ku përveç Bartomeut, janë arrestuar edhe Oscar Grau dhe Roman Gomez, raporton media e afërt me klubin katalanas, Rac1.

Krahu i djathtë i Bartomeut, Jaume Masferrer, gjithashtu ka rënë në pranga të Policisë.

Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.

Bartomeu vetëm pak muaj më parë dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Barcelonës, si shkak i presioneve dhe akuzave të shumta ndaj tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme