Arrestohet llapjani që mashtronte me mjaltë, i gjenden 652 kavanozë me mjaltë industriale

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se janë kontrolluar dy lokacione, ju janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial.

Malli është asgjësuar, pasi inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar se malli është i pasigurtë.

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar , i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i  AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme