Ish-ministri polak i Transporteve, Slawomir N. u arrestua me akuzën për korrupsion, madje edhe duke drejtuar një grup të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Miroslawa Chyr.
“Slawomir N. u arrestua pas një hetimi ndërkombëtar të kryer nga një ekip i prokurorëve polakë dhe ukrainas si dhe agjentë nga Zyra Polake Kundër Korrupsionit (CBA) dhe Shërbimi Ukrainas Kundër Korrupsionit NABU. Ekipi u krijua për shkak të natyrës transnacionale të grupit të organizuar kriminal”, shtoi ajo.
“Përveç Slawomir N., agjentë të CBA në Gdansk, arrestuan edhe dy persona, përkatësisht ish-kreun e njësisë së misionit special Grom Dariusz Z. dhe një biznesmen vendas, Jacek P.”, tha zëdhënësja.
Slawomir N. do të përballet me gjashtë akuza në lidhje me aktivitetin e tij me agjencinë ukrainase të rrugëve, Ukrawtodor.
Slawomir N. ishte ministri i Transportit në Poloni në vitet 2011-2013.
Në tetor 2016 ai u emërua shef i Ukrawtodor. Ai dha dorëheqjen nga detyra në shtator 2019/PAP.