Arrestohet në Ferizaj 22 vjeçari i kërkuar nga policia

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot rreth orës 18:40, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt , personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 22 vjeçar.

Në njoftim thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vjedhje” me dënim burgimi prej gjashtë muajve.  

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme