39-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur dikur ka qenë pjesë e një këshilli bashkiak, ndërsa në Shqipëri akuzohet për shkelje të detyrës dhe falsifikim.
Në vitin 2013 ai u dënua me dy vite burg, por ishte larguar nga Shqipëria para vendimit dhe nisi një jetë në Itali.
Ai punonte si kuzhinier në Monza, por një njoftim i policisë shqiptare solli arrestimin e tij nga karabinierët dhe tashmë pritet ekstradimi, shkruan lapsi.al.