Një prej bosëve të “Ndranghetas”, mafies kalabreze, i cili ndodhej në arrati që prej vitit 2016, u arrestua në Kalabri, njoftoi sot policia italiane, transmeton atsh raportimin e DPA-së.
”Giuseppe Pelle, 57 vjeç, u gjet gjatë natës në një shtëpi në Kondofuri, qytet i vogël pranë maleve Aspromonte”, shtoi policia italiane.
“Ky është një arrestim i rëndësishëm pasi Pelle ishte mes atyre që morën vendime strategjike për Ndrangheta”, deklaroi prokurori Gaetano Paci.
Pelle duhet të vuajë dënimin prej më shumë se dy vitesh, pasi u shpall fajtor për anëtarësim në organizatë mafioze dhe zhvatje.
”Ndrangheta” është aktualisht grupi më i fuqishëm mafioz në botë duke ia kaluar edhe mafias siçiliane ”Cosa Nostra”.
Ajo është kontrabanduesja më e madhe e kokainës në Europë.