Ai ishte gjurmuar në portin e Olbia Isola Bianca ku ndoshta ishte duke u përpjekur për t’u larguar nga ishulli nëpërmjet tragetit.
Një shtetas shqiptar, 36 vjeç, u arratis nga burgu Bancali në Itali dhe nuk u kthye më pas lejes.
Ai u arrestua dje nga oficerët e policisë në Sassari në bashkëpunim me kolegët e tyre në Olbia.
Burri sipas “Ansa” vuante një dënim prej 18 vitesh burgim. Ai konsiderohet si person i rrezikshëm.
Në gusht të vitit 2006, burri qëlloi 5 gra të moshuar teksa ngiste një makinë, duke vrarë njërën prej tyre.