Arrestohet në Kaçanik një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar sot në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

R.I., i moshës 41 vjeç, ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënuim burgimi prej 60 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Sot, rreth 09:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në fshatin Dubravë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin R.I (M/K), i moshës 41vjeçar, sepse i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë ( 60 ) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme