Arrestohet në Prizren 41-vjeçari i dënuar me 4 vjet burg për narkotikë

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar në Prizren një 41-vjeçar, i cili ishte në arrati dhe në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim efektiv.

I dyshuari N.K. nga Velezha është dënuar me dy vendime të plotfuqishme për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas arrestimit nga Policia në Prizren, ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.

Të ngjashme