Arrestohet në Suharekë i kërkuari për vjedhje të rëndë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e stacionit policor të Suharekës kanë arrestuar 23-vjeçarin L.C, i kërkuar për shkak të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.

Për të njëjtin kishte urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren-dega në Suharekë.

“Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore, i njëjti është dërguar në burgun e Prishtinës, në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 viti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme